Grupi i bimeve mjekesore Kukes

Ky grup eshte krijuar ne vitin 2005 me grumbulluesit kryesore qe kishin aktivitet ne Kukes. Grupi ose drejtuesit kryesore te tij kane marre njohurite baze per menaxhimin e grupit nepermjet trajnimeve te realizuara si me grupin ashtu dhe me perfaqsuesit e grupeve. Trajnimet teknike kane qene kryesisht lidhur me menyren e kultivimit te bimeve mjekesore si dhe me teknikat e perpunimit te bimeve.

Grupi ka realizuar nje analize SWOT dhe ecen me plan vjetor aktivitetesh. Drejtuesit e grupit jane aktiv dhe marrin pjese ne takimet qe organizohen si ne nivel federate ashtu dhe ne takime te tjera me specialiste te ndryshem qe jane te interesuar per bimet mjeksore ose jane pjese e stafeve te projekteve te ndryshme qe operojne ne vend. Jane te interesuar te rrisin bashkepunimin midis tyre dhe strukturave te Pushtetit Lokal. Grupi ka realizuar takime me drejtues te Sherbimit Pyjor dhe drejtues komunash ose fshatrash, me te cilet mbajne lidhje te vazhdueshme per te cuar zerin e tyre lidhur me problemet e ndryshme qe ka kultivimi dhe perpunimi i bimeve.

 

“Zevendesimi i burimeve natyrore te bimeve medicinale ne Shqiperi”- projekt i financuar nga Environ Foundation

Federata e Fermereve te Qarkut Kukes ka zhvilluar nje sere aktivitetesh qofte per rritjen e kapaciteteve te anetareve te saj ashtu dhe ne drejtim te lobingut dhe advokacise.

Ne kuadër te këtij programi ajo ka zhvilluar dhe përpunuar disa ide mbi ruajtjen e mjedisit dhe sensibilizimin e komunitetit rural per resurset dhe vlerat e tyre. Idete e hedhura u formesuan ne nje projekt propozim i cili ne bashkëpunim me RASP-in u dergua per financim ne Fondacionin Environ dhe pergjigjia qe pozitive.

Keshtu projekti do te zhvillohet ne rrethin e Kukesit, ne 4 komuna qe perfshijne 29 fshatra dhe do te kete nje shtrirje 18 muaj ne kohe duke filluar ne Mars 2009. Projekti ka ne fokus pikërisht sensibilizimin dhe rritjen e ndergjegjesimit te nje mase te gjere njerëzish mbi llojet e bimeve mjekesore, vlerat e tyre, menyren se si duhet t'i grumbullojme ose kultivojme ato. Ne projekt do te përfshihen praktika efektive, demonstrime ne terren mbi teknikat e kultivimit te disa lloje bimesh mjeksore-aromatike, trajnimin e grumbulluesve (fermereve qe merrin me mbledhjen e tyre ne natyre) dhe fushata sensibilizuese me shkollat por edhe me fermeret te cilet jane mbledhes te bimeve mjeksore-aromatike. Per kete do te zhvillohen (seminare) biseda informuese me nxenesit e shkollave te cilet do njihen me bimet mjeksore-aromatike dhe mbrojtjen e biodiversitetit, duke perfshire ketu dhe informacionin mbi ate se si mund te grumbullohen bimet ne natyre per te ruajtur vazhdimesine e shumezimit natyror ne menyre te qendrueshme, dhe njekohesisht te mos zhduken ato bime te rralla qe pasurojne shumellojshmerine e bimeve ne vendin tone. Seminaret jane planifikuar te zhvillohen ne bashkepunim edhe me specialiste te ardhur nga jashte shtetit, por do te përfshihen edhe specialiste te vendit tone me eksperience ne kete fushe. E rendesishme per kete projekt eshte elementi i përfshirjes se komunitetit dhe zhvillimi i aktiviteteve te ndërthurura teorike me praktike.